Stuttgarti është bërë skuadra e dytë finaliste e Kupës së Gjermanisë, teksa do të ketë përballë Bayern Munich më 23 maj në finalen e Berlinit. Stuttgarti vuajti 120 minuta në gjysmëfinale, por në fund ia doli të fitonte 2-1 kundër Freiburgut me përmbysje.
Miqtë kaluan në parët në epërsi me Eggestein duke e mbyllur 0-1 pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, konkretisht në minutën e 70-të Stuttgarti barazoi për 1-1 me golin e Deniz Undav. 90 minutat e rregullta u mbyllën me këtë rezultat, ndërsa skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash.
Dueli prodhoi disa raste, por vetëm një minutë para fundit (119') Tiago Tomas shënoi golin e dytë për Stuttgartin duke dërguar në festë tifozët vendas. Kështu, më 23 maj në Berlin finalja e Kupës së Gjermanisë do të diskutohet mes Stuttgartit dhe Bayern Munich.
Komente






