Xherdan Shaqiri vijon formën e mirë me Chicago FireSHBA. Për Kupën e Ligës, skuadra e Shaqirit barazoi 1-1 me Puebla, duke u mundur nga këta të fundit më pas me panallti (10-9). Shqiptari që luan për Zvicrën shënoi në minutën e 79-të të ndeshjes, duke e dërguar duelin drejt pikës së bardhë.

Meksikanët e Pueblës ishin më të saktë, duke fituar nga "ruleta ruse". Megjithë humbjen, shqiptari tregoi një nivel të lartë loje. Goditja e tij nga jashtë zone ka pësuar një devijim, duke përfunduar në rrjetë.

Në Ligën e Kupës, Shaqiri ka shënuar dy gola në pak ditë, me Chigaco Fire që prin renditjen në grupin 5 me katër pikë pas dy ndeshjeve, duke lënë pas Minnesotën dhe Pueblën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?