Kaosi i PD në Kuvend/ Erion Braçe në 'Studio Live': Një njeri që hyn në Parlament me benzinë nuk vjen për të folur për demokracinë por për të vrarë

Tirane- Deputeti socialist Erion Braçe komentoi dhunën e opozitës dhe PD-së në seancën e 30 shatorit 2024, ku u hodhën sende të forta drejt kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të qeverisë si dhe u dogjën dhe karriget e parlamentit. Në një intervistë për emisionin "Studio Live' për Report Tv Braçe thotë për Arbër Hitajn se në kohën e tyre në opozitë nuk kanë marrë kurrë benzinë me vete në sallën e parlamentit

'Nuk mbaj mend të kemi hyrë me benzinë në parlament. Gjithë ata ishin në sallë dhe kishin shishe me benzinë. Një njeri që hyn në sallë me benzinë nuk vjen as për të folur, propozuar, debatuar as për të mbrojtur demokracinë. Vjen për të vrarë. Benzina e tillë është.

Një përgjigje ka dhe ndaj kreut të grupit të PD-së Gazment Bardhi i cili në reagim ndaj ndërkombëtareve tha se nga protesta apo aktet simbolike nuk i rrezikohet jeta askujt, përveçse rrezikohet pushteti personal i Edi Ramës!

Dëgjova një kastravec më parë që aktet tona nuk rrezikojnë jetën e askujt. Ke ca nga këta që thonë zjarrin do ju vëmë. Cili hyn brenda sallës së kuvendit me shishe benzinë vjen për t’i vënë flakën kuvendit dhe për të vrarë njerëz.'

Braçe nuk e shikon të arsyeshme krahasimin e opozitës së PS-së dhe asaj të PD-së sot.

'Skam asnjë lloj ndjesie të vesh lëkurën e tyre. Nuk jam personi që duhet tu jap mend atyre. Kryetarin e vet e ka pas nga ‘93 në ‘97 dhe nuk di që PS ti ketë vënë flakën sallës së kuvendit. Nuk më shkon ky si argument. Dëgjoj dhe ca që krahasojnë si jemi sjellë ne, kurrë nuk kemi ndezur zjarr brenda sallës së kuvendit. Nuk ka ndodhur kurrë që të kemi qëlluar me sende të forta kryetarin e kuvendit. Ka pasur një rast kur ish kryetari i LSI ka hipur mbi tavolinë dhe ka shkulur, është ky që është në koalicion me këta. Ishte ky atëherë me peshë të madhe trupore por jo politike.'

Më tej, lidhur me Salianjin, deputeti socialist nuk do të komentoj vendimin e gjykatave, ndërsa thekson se dhe ai ka qenë pjesë e shpifjeve të opozitës dhe Salianjit në kohën kur ishte zv.kryeministër.

'Nuk dua të komentoj, vendimet e gjykatave. Ky vend duhet të bëhet normale, që respekton vendimet e gjykatave. Është themelore për një shoqëri që mbështetet tek e drejta. Kam një parim, që për njerëz që janë në vështirësi nuk komentoj. Në burg ndodhen 5 mijë e ca njerëz, nuk ja vlen të komentoj. Ky mund të jetë tipiku në atë sallë për shpifjen si fenomen politik. Duhet të marri fund, ka ardhur koha ku gjithsecili që ka të drejtën e fjalës ta ketë fjalën e shenjtë jo të shtrenjtë. Ka ca nga këta që e kanë bërë biznes fjalën. Sulmo atë se kështu. Jam njëri prej personave i sulmuar në këtë formë, i paguar për tu sulmuar. Isha njeriu që kisha njeriu që kishat pastruar lekët e Cosa Nostras me Rezart Taçin. Janë bërë dy gjyqe të qarta në themel dhe gjykata ende nuk ka provuar se kush ishte zv/kryeministri në atë moment.'

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Politikanët në përgjimet SKY ECC? Braçe: Të hapen të gjitha, por përmes drejtësisë! Të mos mbetet asnjë gërmë, para përgjegjësisë kushdo që është i përfshirë

 

 

I ftuar sot në emisionin e Studio Live në Report TV, deputeti socialist Erjon Braçe foli edhe në lidhje me mesazhet në e-mail apo në Signal që i kanë shkuar deputetit demokrat Gazment Bardhi, që dyshohet se i është shkruar dhe kërkuar nëpërmjet SKY ECC nga biznesmeni i zhdukur prej dy vitesh Ervis Martinaj dhe ushtari i tij Erigers Mihasi, i vrarë tre vite më parë, për një pagesë 100 mijë euro për fushatë zgjedhore, që dërgohej nga Shkëlzen Berisha te deputeti i PD-së.

Bardhi e ka mohuar dhe denoncuar rastin duke kërkuar hetime nga SPAK, teksa i ka cilësuar si falsifikime dhe intimidime.

Në lidhje me këtë, deputeti Braçe u pyet për qëndrimin e tij, ku deklaroi se ishte dakord që “të hapen të gjitha komunikimet e SKY ECC” për bisedat e mundshme të politikanëve, por "nëpërmjet drejtësisë  dhe të përballej me përgjegjësitë kushdo ishte i përfshirë në këtë histori".

Pjesë nga intervista:

-Zoti Braçe, a jeni për hapjen e komunikimeve në SKY për politikanët?

Braçe- Të hapen të gjitha. Të gjitha, të gjitha, të gjitha... Të mos ngelen asnjë gërmë. Të identifikohen dhe të hapen të gjitha! Të bëhet transaprencë e plotë.

-A do të ishte kjo hapja e “Kutisë së Pandorës”?

Braçe- Jo fare, do të thotë t’i shkosh fakteve deri në fund, por përmes drejtësisë, jo përmes thashethemeve. Sepse dy seancat e shkuara të Kuvendit të Shqipërisë u konsumuan thashetheme, u transformua e vërteta, thjesht dhe vetëm për të bërë pis një oficer shembullor policie, një familje shembullore, të dy bashkëshortët, në shërbim të shtetit shqiptar, në shërbim të Policisë së Shtetit. Në një shërbim të klasifikuar, jo vetëm prej tyre, por edhe prej kolegëve të tyre, apo gjithë sistemit, një shërbim shembullor përkundrejt shtetit shqiptar. Është e tmerrshme që të përdoret salla e Kuvendit, pa kërkuar ndjesë, edhe pasi u ballafaquan me provat, edhe pasi ishte evidente që ia kishin futur kot, qëllimisht, në funksion të qëllimit të tyre politik në sallën e Parlamentit dhe nuk kërkuan as ndjesë. Është e tmerrshme, e tmerrshme që shërbyesit e shtetit të sulmohen në këtë farë feje. Pra është kriminale. Pra nëse do të hapen, të hapen që të gjitha dhe t’i hapë drejtësia. Dhe të vërë para përgjegjësisë, këdo që është përfshirë në këtë histori.

Ora 18:09
Shteti bektashi me agjendë të Serbisë? Ironizon Braçe: Edhe kur Rama ha vezë në mëngjes, këta thonë kështu bën dhe Vuçiç

 

Deputeti Erion Braçe bëri ironi në Studio Live teksa u pyet për shtetin bektashi mos ka lidhje me ndonjë agjendë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Braçe tha se tashmë edhe nëse Rama ha vezë në mëngjes komentuesit do e lidhin me Vuçiç.

'Jam besimtarë nuk jam gjitholog. Në këtë aspekt dijen e nevojshme për të dhënë gjykim për këtë çështje. Me sa kuptoj nuk bëhet fjalë për shtet por për entitet në përputhje me kushtetutën. Derisa të vijmë tek ndryshimi i kushtetutës do kemi mësuar. Por tani më mjafton të them që nuk jam gjitholog. Ka shumë që e bëjnë gjithologun.

Që Rama është gjithnjë i përputhur me agjendën e Vuçiçit kjo dihet tani. Edhe kur Rama del duke ngrënë vezë në mëngjes, këta thonë edhe Vuçiç ha vezë në mëngjes.'

Ora 18:01
Si u sulmua turizmi/ Braçe: Hotele në booking u goditën nga persona që nuk kanë qenë kurrë! Ka dhe faqe shqipe që kontrollohen nga Moska

Deputeti Erion Braçe tregoi në Studio Live se si u sulmuar turizmi në Shqipëri këtë vit nga jashtë vendit por edhe nga profile brenda Shqipërisë.

Sulm tjetër u bë duke reklamuar atë që ai e quan lodër kineze që goditi prodhimin vendas.

'Sulmi shkon përtej individëve, janë goditur faqe të booking nga persona që nuk ka qenë kurrë në ato hotele. Nga një adresë shkruar 100 review negative (sulme), nga një adresë e dytë shkruar 50, 60 dhe kështu me radhë. Dmth. ka qenë një sulm i organizuar përkundrejt turizmit. Ndërkohë që statistikat e hyrje daljeve tregojnë se ardhjet e kosovarëve kanë qenë masive. Ka qenë një sulm i organizuar në turizëm që gjeti terren vendas me plazhet janë bosh apo më ndyrë që shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë, kur hyrjet dhe daljet ishin masive. Shqipëria jo vetëm bosh por zhvillimet ekonomike, nga konsumi i brendshëm dëshmojnë që Shqipëria ka qenë plot dhe turizmi ka udhëhequr rritjen ekonomike në këtë 3 mujor. Ka pasur të organizuar dhe e pritshme, do kesh vënë në siklet çdo aeroport të fqinjëve.

Edhe ky tensioni që nxitet nga hiçi e ka një gjë, qëllim. Përtej pengimit të asaj çështjes negociatave me BE-në ka synim dëmtimin e degës kryesore të ekonomisë në Shqipërisë. Siç kishte një sulm të brendshëm, për tre 3 mujorë të tjerë, si bujqësia, me atë lodër kineze që na hodhi përtokë gjithë pjeprin në Myzeqe. Nuk shitëm asnjë kokërr pjepri në Myzeqe nga ajo ditë. Kurse shalqinin tonë e gjejnë sot edhe në Finlandë. Ishte fushatë e ndyrë keqinformimi me pasojë goditjen e prodhimit vendas. Kemi mbledhur të dhëna. Nga institucionet që ne jemi adresuar, kemi atashuar me qëllim të kuptojmë përmasën e fenomenit ka të dhëna për dezinformim nga Rusia. Janë të qëllimshme, ato nga Rusia janë.

Ka faqe shqipe që kontrollohen nga Moska. Ka dhe keqinformim që vjen nga Serbia. Vjen nga budallallëku, apo qëllime keqdashëse. Budallallëku shërohet, po të marrësh një lajm nga tabloidet serbe e të thuash e të emetosh në Shqipëri se Vuçiç do shpall pushtimin e Kosovës, vetë serbët e përgënjeshtrojnë lajmin. Mediat në Shqipëri nuk e përgënjeshtrojnë lajmin. Është budallallëk, apo është i qëllimtë.'

Ora 17:52
'Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos!' Erion Braçe komenton dëshminë e Paro Laçit: Ngjarja duhet të hetohet! Deri sot s'guxoi njeri t'i thoshte fajtor! Të pyeten aktorët kryesorë

Deputeti Erion Braçe komentoi dhe deklaratat e ish presidenti të Partizanit Paro Laçi ditën e djeshme në 'Studio Live' në Report Tv, ku solli dëshmi tronditëse duke fajësuar Berishën për tragjedinë e Otrantos. Braçe theksoi për gazetarin 'Arbër Hitaj' se duhen marrë në pyetje aktorët kryesor.

'Mendoj se Laçi dëshmoj për gjëra shumë më të rëndësishme se kjo. Ajo që tha për pëmbytjen në Otrantos është e tmerrshme. Nuk ka guxuar kurrkush ta thotë. Është dëshmitar në vetë të parë. Ashtu siç është Paolo Forresti. Siç ka të tjerë në Itali. Që komunikuan në vijim. Është ngjarje për tu pyetur aktorët kryesor. Sepse janë mbytur fëmijë të vegjël atje në varrezën e madhe të Otrantos.

Sakaq, lidhur me privatizimin e ish klubit Partizani, vlerësoi rolin e Bujar Leskajt në qeverinë e Berishës në atë kohë që si ministër nuk firmosi për ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv.

E para mbi të gjitha nuk dua të komentoj për meritën e çështjes. Jam vënë në dijeni të historisë nga ikona të Partizanit, si një nga tifozat e Partizanit. Është çështje zemre. Të vjen dhe të vënë në dijeni Bejkush Birçe. Vjen me shqetësimin e madhe që është klub historik. Nuk ka klub në Shqipëri që të ketë ndërtuar një strukturë si kjo. Ishte një gjë e tmerrshme. Dhe më pas u vura në dijeni të mësoja dhe më bëri përshtypje që ndryshoi ligji 3 herë për sportin. Një herë me kontributin e Leskaj për të mos lejuar. Duhet t’ia njohim meritën.

Nuk lejoi me ligj ndryshimin e destinacionit të terrenit sportiv. Edhe tek aneksi i Qemal Stafës dhe aneksi i Dinamos. Leskaj nuk lejoi. Ishin shumë aktorë të përfshirë. Nuk lejoi as tjetërsimin e Kinostudios. Ndryshimi i dytë që u zbut dhe i treti që u bë fushë. Jam çuar në parlament, kam marrë përgjigje fyese dhe tallëse. I dola borxhit kur bëra një propozim kur pranova të shkojnë tek ish pronarët por pa lejuar ndryshimin e destinacionit. Dhe u bë ajo ngulje betoni pa kursyer asnjë cm2.'

Ora 17:41
'ADN e PD-së është dhuna', Braçe: Duan të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE! Edhe korrupsionin e kanë pasur të përgjakshëm

 

Deputeti i PS-së Erion Braçe duke komentuar dhunën e djeshme të PD në kuvend, theksoi se ADN e kësaj partie është dhuna si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Braçe shtoi se edhe korrupsionin ata e kanë të përgjakshëm si në rastin e 21 janarit apo masakrën e Gërdecit.

'ADN-ja e kësaj partie është dhuna. Si në opozitë dhe në pushtet, nuk identifikohen me një sjellje paqësore. Kanë në ADN-në e tyre vetëm dhunën. Kanë vrarë njerëz në 21 janar, duke dëshmuar që nuk e kanë për gjë për të vrarë njerëz. Kur vret kundërshtarët politik çfarë të na bëjnë më. Jam dëshmitar, i gjithë dhunës që këta kanë shkaktuar. Çfarë do bëjnë të hënën? Do vrasin. E kanë bërë disa herë. I kanë vënë zjarrin. Çfarë do bëjnë më shumë? Kujt i intereson kjo? Dje në komisionin e integrimit, Shqipëria kaloi kuadrin negociues. Më datën 15 tetor hapen negociatat me BE-në dhe fillon negocimi me kapitujt e parë. E mbani mend çfarë i thanë këtij kur doli me hu tek selia e PD-së?

Këta duan të pengojnë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse jemi në këtë pikë që çelim negociatat ka ardhur si rezultat i arritjeve të drejtësisë në Shqipëri dhe faktorëve të tjerë ekonomike dhe financiare. Çfarë të negociojmë? E dëgjuat dje kryetarin e partisë së këtyre? Pas këtyre ka ngjarje, ai zotëria atje lidhet me hetimin, ndërsa zotëria i partisë numër dy po hetohet për një çështje që Berisha e ka akuzuar në sallën e parlamentit, për CEZ/DIA. Por Fredi Beleri, për çfarë ishte në burg? Ka barrë kriminale që nuk ia kemi hedhur ne. Ka mbi kurriz atë që ia ka hedhur vetë Greqia. Të piqen 26 veta në Gërdec dhe nuk duhet të merret asnjë.

Për këta korrupsioni ishte i përgjakshëm. Kanë në thelb gjakun dhe mendojnë se nuk duhet hetuar njeri. Të bëhen burra dhe të shkojnë të përballen.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 01/10/2024 18:20

    Këta të P D, PL, P R e Çeta e tyre kanë në gen gjakun, duan vetëm gjak e se kanë për gjë , janë ai Soj Rrace që të vrasin ditën e të qajnë natën, janë një Çetë e armatosur me në krye Osman Gazepin nga kati i 8-të që i cili i komandon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës