Sokol Cikalleshi ka shënuar këtë të diel golin e 12-të me Konyaspor në Superligën e Turqisë. Për raundin e 36-të të elitës së futbollit turk, Konyaspor po fiton 3-0 ndaj Samsunspor dhe golin e tretë në minutën e 38-të e shënoi sulmuesi kavajas.
N'zonzi dhe Guilherme shënuan më herët për vendasit, teksa Cikalleshi duket se "vulosi" tri pikët me golin e qetësië, çka bën që Konyaspor për momentin të jetë jashtë zonës së ftohtë të rrëzimit nga Superliga, teksa ende rrezikon në javët e fundit.
Goool
Konyaspor 3 - Samsunspor 0
Sokol Çikalleshi https://t.co/ie4HN6SURW pic.twitter.com/RVNN4yjEvm— fatih_konyaspor3 (@fatihkonyaspor3) May 12, 2024