VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë

VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë

Kombëtarja kundër Anglisë dhe goli i anuluar i Rrakllit

Kombëtarja e futbollit ka nisur grumbullimin në Tiranë për përgatitjet e dy ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në Grupin K. Ekipi kuqezi luan në Londër më 21 mars kundër Anglisë dhe tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra.

Sa i takon ndeshjes kundër Anglisë në "Wembley", statistikat e tanëve lënë për të dëshiruar. Në gjashtë takimet kundër "Tre Luanëve" në gjithë historinë, kuqezinjtë shënojnë gjashtë humbje, të gjitha për kualifikueset e Kupës së Botës ndër vite.

Përtej humbjeve, edhe fati apo më mirë të themi episode të gjykimit kanë qenë kundër Shqipërisë. Në 28 marsin e 2001 në "Qemal Stafa" Anglia na mposhtet 1-3, me fundin e ndeshjes që ishte dramatik dhe një "vjedhje" kundër tanëve që më pas u pranua edhe nga UEFA.

Për kualifikueset e Kupës së Botës 2002, Anglia fitoi 1-3 në Tiranë. "Tre Luanët" kryesonin 0-2 me golat e Michel Owen (73') dhe Paul Scholes (85'), para se trajneri i ndjerë Medin Zhega të hidhte në fushë Altin Rrakllin.

Ishte pikërisht sulmuesi kavajas që në limitet e ndeshjes shënoi golin e parë për tanët. Me rinisjen e lojës, ekipi shqiptar ia doli të fitonte topin dhe në atë aksion po Rraklli shënoi golin e barazimit, por që u anulua nga anësori luksemburgas.

Protesta nga tanët, por vendimi ishte i pakthyershëm. Në pamjet e përsëritura duket se sulmuesi Rraklli ka qenë në pozicion të rregullt, aq sa UEFA e përdor këtë moment në leksionet sesi nuk duhet të veprojë një anësor. Pas golit të anuluar Anglia shënoi me Andrew Cole për të "vulosur" sfidën 1-3.

Rasti i golit të anuluar për Rrakllin nuk është padrejtësia e vetme që i është bërë kombëtares shqiptare në përballjet kundër "Tre Luanëve". Në vitin 1989 një gol iu anulua edhe Sulejman Demollarit.

Si të mos mjaftonin këto, në memorien e tifozëve kuqezi janë dy humbjet 5-0 që Anglia na ka shkaktuar në ishull, pikërisht më 26 prillin e 1989 dhe e fundit më 12 nëntor 2021 me golat e Maguire, Kane (3x) dhe Henderson.

Statistikat e Kombëtares kundër Anglisë

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

 Kujtim Gjuzi: Berisha vuri 44 emra të 'Sorosit' në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit

Kujtim Gjuzi: Berisha vuri 44 emra të 'Sorosit' në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit