Video/ Google prezanton aplikacionin
e ri sfidon Skype e Messenge

Video/ Google prezanton aplikacionin<br />e ri sfidon Skype e Messenge
Google Duo është aplikacioni i ri për video chat i cili funksionon vetëm në telefon. Facetime nga Apple tani do të ketë rivalin nga Google të quajtur Duo. Ky aplikacion do të përdoret ekskluzivisht vetëm në telefonat mobile dhe do të shërbejë për video chat.

Ky aplikacion vjen për platformat Android dhe IOS dhe pasi që instalohet, aplikacioni ju dërgon një mesazh në numrin tuaj dhe pasi që konfirmohet numri aplikacioni bëhet aktiv pa pasur nevojë të hapni llogari për të.

Një tipar që e bënë këtë aplikacion të veçantë është opsioni Knock Knock i cili ju mundëson ta shikoni videon nga telefonuesi para se ju të vendosni ti përgjigjeni asaj thirrjeje. Kjo veçori për momentin vjen vetëm në telefonat me platformën Android.

Ky aplikacion është i bazuar në WebRTC dhe ofron një kualitet shumë të mirë video dhe audio. Po ashtu, ky aplikacion arrin të mbajë lidhjen aktive pa e shkëputur kur kaloni nga rrjeti celular në atë WiFi dhe anasjelltas.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal