Në Gjermani elita e futbollit zhvilloi pesë nga ndeshjet e javës së 11-të. Bayer Leverkusen shënoi suksesin 5-2 me përmbysje në Bundesligë kundër Heidenheim, teksa goli i fundi për vendasit u shënua nga Granit Xhaka. Shqiptari goditi nga jashtë zone dhe shtangu portierin, teksa dha edhe lajmin gjatë festës se do bëhet sërish baba. Gol dhe asist për Xhakën që vijon të shkëlqejë.
Në "Iduna" ishte Dortmund që fitoi 4-0 kundër Freiburg. Beier, Nmecha, Brandt dhe Gittens ishin autorët e golave. Tri pikë edhe për Hoffenheim, Stuttgart e Uolfsburg.
Ndërkohë që kreu mbahet nga Bayern Munich me 29 pikë, ndjekur nga Frankfurt e Leipzig.
Bundesliga, raundi i 11-të:
E shtunë, 23 nëntor 2024
Bayer Leverkusen 5-2 Heidenheim
Dortmund 4-0 Freiburg
Hoffenheim 4-3 RB Leipzig
Stuttgart 2-0 Bochum
Uoflsburg 1-0 Union Berlin
Renditja: