Arsenal fitoi dje 0-2 me Tottenham për javën e 20-të në Premier League, duke vijuar shkëputjen në vendin e parë të Premier League. Gjatë ndeshjes, futbollisti shqiptar i "Topçinjve", Granit Xhaka është përplasur në distancë me trajnerin e Spurs, Antonio Conte.
Shqiptaro-zvicerani nuk është kursyer me italianin, me këtë të fundit që e ka sulmuar me fjalë. Si për të treguar se është gjaknxehtë në fushë, Xhaka nuk është kursyer as me trajnerin kundërshtar.
Deçiziv në fushën e lojës, Xhaka është kthyer në liderin e ekipit prej kohës, teksa këtë sezon ka marrë "përdore" të rinjtë e skuadrës, duke qenë në vendin e parë të Premier League.