TIRANË - Në përmbyllje të Forumit ekonomik të Vjenës, kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevskli ka zgjedhur të ecë në këmbë nga Pallati i Kongreseve drejt Hotel Sheraton, ku do të akomodohet për të nisur më tej axhendën e takimeve me liderët politikë të vendit.
 
Kujtojmë se në nëntor të vitit 2012 kur Gruevski vizitoi Tiranën,  makina e kryeministrit të Maqedonisë u qëllua me vezë teksa Gruevski dilte nga një takim nga Hotel Sheraton me kreun e qeverisë në atë kohë Sali Berisha.
 
Këtë të enjte kryeministri maqedonas zgjodhi të eci në këmbë në të njëjtin vend kur Aktivistë të partisë Civile e qëlluan me vezë makinën e tij teksa dilte nga Hotel Sheraton. Mesa duket Gruevski nuk i druhet më një incidenti të tillë!
 
Fotot nga Antonio Cakshiri/Shqiptarja.com
 
gruevski ne kembe
gruevski ne kembe

VIDEO/ Si ndodhi incidenti në vitin 2012
Aktivistë të Partisë Civile pritën momentin kur ai po largohej dhe e qëlluan me vezë. Gruevski së bashku me kryeministrin shqiptar merrnin pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik mes dy vendeve që po zhvillohej në këtë hotel. 

Rrefimi per A1 Report i personit qe qelloi Gruevskin
 
Në atë kohë aktivistët u shprehën për televizionin A1Report, se e bënë këtë veprim pasi janë kundër sjelljes së qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve në Maqedoni.