PRAGË - Fiorentina dhe West Ham do luajnë sot më 21:00 për finalen e Conference League. Dueli zhvillohet në "Fortuna Arena" në Pragë, me policinë çeke që nuk ka qenë e qetë orët para nisjes së sfidës.
Në rrugët e Pragës ka pasur përleshje mes tifozëve, teksa policia ka vënë në pranga 16 tifozë të Fiorentinës. Në pamje duket qartë se dhuna ka qenë e ashpër, duke mos munguar as mjetet e forta në një konfrontim italo-anglez, që duket se para nisjes në stadium ka nisur në rrugë mes ultrasve.
Mësohet se nuk ka të lënduar rëndë, ndërsa forcat e policisë kanë shtuar prezencën në pikat ku janë mbledhur tifozët.
07.06.2023, Prague????????, Fiorentina???????? attacked pub West Ham???????????????????????????? https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/yJYj2l18dM
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) June 7, 2023