VIDEO/ Grushti i shekullit, Daniel Dubois plas tre herë në tokë Anthony Joshuan! Fiton me K.O dhe mbron titullin IBF

VIDEO/ Grushti i shekullit, Daniel Dubois plas tre herë në tokë Anthony Joshuan! Fiton me K.O dhe mbron titullin IBF

Daniel Dubois godet keq Joshuan

ANGLI - Në "Wembley" të Londrës u zhvillua përballja e madhe e boksit për peshat e rënda. Daniel Dubois mbetet kampioni në fuqi i titullit IBF, duke mposhtur me Knock Out një emër si Anthony Joshua.

Raundi i parë u dominua bindshëm nga Dubois i cili i dhuroi Joshuas një goditje të fuqishme me të djathtën e cila e tronditi. Goditja ishte aq e fortë sa që Joshua ra në gjunj, por fatmirësisht për të përfundoi koha e raundit dhe kështu i shpëtoi më të keqes.

Dubois mori një avantazh që në fillim të kësaj sfide dhe Joshua u mundua që të rikuperohej nga raundi i parë, por në fakt Dubois i dhuroi atij një goditje tjetër kësaj radhe me të majtën.

E njëjta ndodhi edhe në raundin e katërt dhe të pestë, por kësaj radhe Joshua nuk ia doli që të marrë veten pas goditjes së fuqishme që i dha Dubois nën mjekër duke detyruar gjyqtarin që t’i jepte fund duelit.

Konkluzioni - Joshua u rrëzua në raundin e parë, në raundin e tretë e në raundin e katërt. Në raundin e pestë nuk mundi të ngrihej më. Anthony Joshua ka përjetuar humbjen më të rëndë në karrierë. Vlerësohej favorit i madh, por u shkatërrua plotësisht nga Daniel Dubois.

“Zoti më bekoi”

Dubois ka thënë pas duelit se ishte parë si jo-favorit, por që kjo gjë i ndodhi edhe në dy ndeshjet e fundit.

“A nuk jeni të mahnitur, a kërkonit spektakël?”, ishin fjalët e para të boksierit drejtuar të pranishmëve në sallë. Po, është e vërtetë se unë jam parë si jo-favorit për këtë përballje, mirëpo ja dola t’i hesht kritikët.

Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Jam mirënjohës që jam në këtë pozicion. Zoti më bekoi. Jam një gladiator, jam një luftëtar deri në fund. Unë dua të shkoj në potencialin tim të lartë në këtë lojë.

Kam punuar shumë për këtë moment dhe ia dola ta dëshmojë edhe njëherë se çfarë mund të bëjë”, tha Dubois.

Anthony Joshua vlerëson kundërshtarin

Pas humbjes me K.O, Joshua vlerësoi rivalin

“Merita për atë dhe ekipin e tij, ne u munduam që të arrijmë suksesin, por nuk ia dolëm. Ju e dini, jam i zemëruar por do të mbaj qetësinë dhe do të tregoj respekt për kundërshtarin tim.

Para se të vija këtu, unë gjithmonë i thosha vetes se do të jem një luftëtar për gjithë jetën. Ne nuk ia dolëm por do të provojmë sërish. Unë kisha një kundërshtar të shpejtë, por bëra shumë gabime nga fundi. Jam i zemëruar", tha britaniku.

Të ardhurat

Raportohet se Dubois ka arkëtuar katër milionë euro, por kjo mund të rritet deri mbi 10 milionë euro në varësi të shitjeve nga shikimet (pay-per-vieë). Ky do të ishte fitimi i tij më i madh deri më sot pasi mori afër dy milionë në gusht 2023 pas humbjes nga Oleksandr Uysk.

Ndërkohë, raportohet se Joshua përkundër humbjes, do të marrë në shtëpi shtatë milionë euro, por kjo vlerë mund të rritet deri në 30 milionë euro varësisht se sa do të shikohet ky duel.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament