Hamasi ka publikuar një video ku janë duke folur 3 pengje izraelite femra, në Gaza.

Një nga gratë në video, kritikon kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, për mënyrën se si po vepron në konfliktin në Gaza si dhe duke theksuar trajtimin e tyre në mënyrë korrekte nga Hamasi, ajo kërkon nga Netanyahu lirimin e pengjeve palestineze.

Në pamje të parë, pavarësisht qëllimit që mund të jetë bërë videoja, 3 pengjet femra duken në gjendje të mirë shëndetësore.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu refuzon thirrjet për armëpushim: Është koha për luftë, do godasim përbindëshat e Hamasit! Shpëtohet ushtarja izraelite e marrë peng në Gaza