VIDEO/ Heroi Xhuliano Skuka, Maribor kualifikohet në limitet e ndeshjes

VIDEO/ Heroi Xhuliano Skuka, Maribor kualifikohet në limitet e ndeshjes

Xhuliano Skuka

SLLOVENI - Maribor fitoi të enjte 4-3 kundër Differdange, për të kaluar në turin e tretë të Conference League. Heroi i sllovenëve ishte Xhuliano Skuka, me sulmuesin e Kombëtares kuqezi që fitoi penalltinë për të tijtë në limitet e sfidës. Me rezultatin që ishte 3-3 dhe ndeshjen që iu drejtua 30 minutave shtesë, trajneri hodhi në fushë Skukën.

Duhej minuta e 120 që shqiptari të fitonte një 11 metërsh, që më pas u kthye në gol nga Ilicic. Kësisoj edhe në këtë duel dhe pse me minutat jo të plota, Skuka sërish është kthyer në protagonist duke i dhënë një dorë të tijve për kalimin e turit.

Në katër ndeshjet evropiane, Skuka ia ka dalë që edhe pse me vetëm 88 minuta në këmbë të shënojë një gol. Po një gol ish-sulmuesi i Partizanit e ka shënuar edhe në kampionat.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

U vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të prehet në qytetin e Durrësit pranë të ëmës

U vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, Alma Arrazi do të prehet në qytetin e Durrësit pranë të ëmës