VIDEO/ Historike për Shqipërinë, Lara Colturi në finalet e Kupës së Botës në Ski në dy disiplina

SUEDI - Lara Colturi siguroi vendin në finalet e Kupës së Botës për Ski edhe në disiplinën e Slalomit. Në Are të Suedisë, 17-vjeçarja italiane e natyralizuar si shqiptare ia doli që me kohën 1 minutë 46 sekonda e 28 të qindtat të siguronte vendin e 23-të dhe pjesëmarrjen në garën finale të Austrisë në fundin e eventit.

Lara siguroi edhe zonën e 25 më të mirave në këtë disiplinë, e preferuar për të.

Dje Colturi u rendit në vendin e 19 në Slalomin Gjigant dhe siguroi finalen në Austri javën që vjen, teksa sot ia doli që me paraqitjen e mirë në Suedi të siguronte një vend edhe në finalen e Botërorit për disiplinën e Slalomit.

"Një ditë e mrekullueshme me diell, por pak ftohtë. Në zbritjen e parë gabova një moment dhe në të dytën kërkova të argëtohesha dhe bëra atë që duhet të bëja. Shkoi mirë, jam e kualifikuar edhe në disiplinën e Slalomit në finale. Shihemi atje", tha Lara pas garës.

Kështu javën që vjen në Saalbach të Austrisë, aty ku zhvillohet finalja e Botërorit të Skive, Lara Colturi do përfaqësojë Shqipërinë në të dyja disiplinat.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia