Pamje të frikshme janë ato që vijnë nga zona turistike e Shëngjinit. Dy persona kanë rrahur barbarisht në mes të rrugës një të ri, ndërsa njëri prej tyre me sende të forta e godet tek këmbët, duke e lënë pa ndenja.
 
Në pamje duket qartë se të riu goditet disa herë në pjesën e gjymtyrëve në mes të rrugës, ndërsa asnjë prej banorëve përreth nuk ndërhyn.