Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 2-0 nga Anglia në 'Wembley' të Londrës. Sfida e Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026 nuk kishte histori dhe "Tre Luanët" siguruan tri pikë.
Në konferencën zyrtare pas ndeshjes trajneri ynë Sylvinho tha se i motivoi të tijtë dhe shpresonte te barazimi, duke treguar se merr këshilla nga Arsene Wenger, ish-trajneri i tij te Arsenali.
“Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që kemi mundësi të barazojmë. Provuam edhe Brojën që bëri shumë mirë në atë pjesë. Broja ka që në 9 janar që nuk luan dhe prej 10 ditësh ishte në pankinë me Evertonin. Nuk ishte i gatshëm fizikisht për 90 minuta me ne, por ai na ndihmon qoftë 40 apo 45 minuta”, tha Sylvinho.
Trajneri më pas tregoi se komunikon me Arsen Wenger në raste të veçanta.
“E kam takuar gjatë Europianit dhe gjatë shortit të Botërorit. Kur kam ndonjëherë probleme, mund t’i marr ndonjë këshillë. Sigurisht që nuk flas çdo ditë, por kam mundësi të komunikoj me të”, tha Sylvinho për ish-trajnerin e Arsenalit dhe një nga ekspertët e fushës së trajningut.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.6%
-
Të gabuar
36.1%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1033
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Play-off-i i Kupës së Botës 2026, trajneri Sylvinho shpall të shtunën listën e futbollistëve të grumbulluar me Kombëtaren (Programi)
17 Mars, 14:02
-
Miqësoret e marsit, Carlo Ancelotti e lë Neymarin sërish jashtë listës së Brazilit
17 Mars, 13:48
-
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
17 Mars, 12:03
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 27-të luhet nesër, gjashtë duele direkte për kreun dhe fundin e renditjes
17 Mars, 11:04
-
'Firo' te Polonia, rivalët e kombëtares shqiptare humbasin dy futbollistët e Serie A para play-off-it të Kupës së Botës
17 Mars, 10:26
-
'Më kontaktoi Skënderbeu', Ervin Skela: E kam ëndërr të jem trajneri i kombëtares shqiptare, do nisesha me biçikletë nga Gjermania
17 Mars, 10:03
-
Irani bën prapakthehu, apel FIFA-s për Kupën e Botës: Zhvendosini ndeshjet tona nga SHBA-ja për në Meksikë
17 Mars, 09:11
-
Kupa e Botës 2026/ Goditje e rëndë për Kombëtaren, Rey Manaj dëmtohet dhe humbet sfidën ‘play-off’ kundër Polonisë
16 Mars, 20:51
-
FIFA miraton katër risi për Kupën e Botës 2026, rregullat e reja të lojës bëhen 'me kronometër' për futbollistët në fushë
16 Mars, 15:28
-
Play-off-i i Kupës së Botës/ Ndeshja Poloni - Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Frikë nga huliganët vendas
16 Mars, 12:21
-
Legjionarët/ Seferi shënon me Bodrumsporin, Stiven Shpendi realizon për Empolin! Dëmtohet Manaj, Broja merr minuta
16 Mars, 11:42
-
GOLAT/ Tottenhami 12 ndeshje radhazi pa fitore në Premier League, ndal 1-1 Liverpoolin në 'Anfield'
16 Mars, 10:17