Në takimin e kryeministrit Edi Rama me të rinjtë e Kurbinit, është shënuar edhe një incident.
 
Një prej të pranishmëve ka kërkuar fjalën gjatë kohës që fliste kryeministri Rama duke ndërhyrë vazhdimisht.
 
Kreu i qeverisë nuk e ka matur dot qetësinë dhe është munduar ta kalojë situatën me batuta duke qenë se gjithçka po ndodhte LIVE.
 
Rama i nervozuar i ka thënë se nuk mund t’i japë fjalën sepse ishte takim me të rinj dhe ai ishte më i vjetër dhe se ishte i dehur.
 
Nuk ta jap fjalën jo, se je mbi moshë. Ky është takim me të rinjtë. Paske ardhur edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake. Nuk a jap fjalën se je mbi moshë. Ky është takim me të rinjtë”, - tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com