VIDEO/ Ilir Daja merr tjetër pikë në Conference League, Ballkani barazon në transfertën me Astanën! Fitojnë Legia, Frankfurt e Fiorentina

Conference League zhvilloi sot 16 ndeshjet e katërta në grupe. Gjithçka këtë ditë futbolli nisi në 16:30, ku Astana barazoi 0-0 me Ballkanin në Kazakistan, ndeshje e vlefshme për grupin C. Fitore edhe për Fiorentinën, Legian dhe Eintracht Frankfurtin. Plzen bëri surprizën, duke mundur 1-0 Dinamon e Zagrebit.

Në "Astana Arena", Astana vendase barazoi 0-0 kundër Ballkanit, sfida e katërt në grupin C kualifikues. Kampionët e Kosovës me Ilir Dajën në stol, dominuan ndeshjen me raste, teksa Gripshi në dy momente nuk mundi të mposhtë portierin Confric, edhe pse me mundësi të mira. Ndeshja nisi me dy skuadrat që po kujdeseshin në prapavijë, me fushën me bar sintetik që ndikoi para portave. Edhe pse Daja bëri tre zëvendësime, në fund skuadrat ndanë pikët. Tanimë Ballkani me katër pikë, njëjtë sa Astana, shkon në vendin e dytë, me kazakët që për shkak të golavarazhit janë një vend më poshtë.

Në "Polskiego" të Varshavës, Legia fitoi 2-0 kundër Zrinjski Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës për grupin E të Conference League. Për polakët në fushë ishte Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, që e nisën ndeshjen nga minuta e parë. Në minutën e 14-të ishte Augustyniak që zhbllokoi sfidën, ndërsa Joseu në të 30 minutë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Legia me nëntë pikë shkon në vendin e parë, duke qenë pranë kalimit në 1/8.

Ndeshjet e sotme në Conference League:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Muçi dhe Çelhaka në fushë, Legia mund 2-0 Zrinjskin (VIDEO)

Në "Polskiego" të Varshavës, Legia fitoi 2-0 kundër Zrinjski Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës për grupin E të Conference League. Për polakët në fushë ishte Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, që e nisën ndeshjen nga minuta e parë. Në minutën e 14-të ishte Augustyniak që zhbllokoi sfidën, ndërsa Joseu në të 30 minutë shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Legia me nëntë pikë shkon në vendin e parë, duke qenë pranë kalimit në 1/8.

Ora 19:24
Ilir Daja: Jam i kënaqur me barazimin edhe pse Ballkani meritoi tri pikë


Ballkani barazoi 0-0 me Astanën në grupin C të Conference League në udhëtim, me kampionët e Kosovës që me katër pikë mbajnë për momentin vendin e dytë në grup. Pas pikës së marrë në Kazakistan, Ilir Daja, trajneri i suharekasve tha se të tijtë meritonin fitoren.

"Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme", tha Daja.

 Për të, fitorja do ishte e merituar për vetë rastet që prodhoi loja.

"Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përballë një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë", tregoi tekniku.

Trajneri foli edhe për pritshmëritë, duke shtuar se kërkojnë kalimin e grupit, objektiv që u rrënjos pas fitores me Dinamo Zagreb.

"Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit", tha Daja nga Astana.

Ora 18:54
Ballkani dominon në Kazakistan, barazim pa gola kundër Astanës (VIDEO)

Në "Astana Arena", Astana vendase barazoi 0-0 kundër Ballkanit, sfida e katërt në grupin C kualifikues. Kampionët e Kosovës me Ilir Dajën në stol, dominuan ndeshjen me raste, teksa Gripshi në dy momente nuk mundi të mposhtë portierin Confric, edhe pse me mundësi të mira. Ndeshja nisi me dy skuadrat që po kujdeseshin në prapavijë, me fushën me bar sintetik që ndikoi para portave. Edhe pse Daja bëri tre zëvendësime, në fund skuadrat ndanë pikët. Tanimë Ballkani me katër pikë, njëjtë sa Astana, shkon në vendin e dytë, me kazakët që për shkak të golavarazhit janë një vend më poshtë.

Rasti ideal i humbur nga Gripshi:

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)