Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë lëmsh gjatë konferencës për mediat teksa po mbronte protestuesit e dhunshëm që hodhën molotovë në drejtim të efektivëve.
Ndërsa po krijonte skenarët imagjinarë, se kryeministri Edi Rama kishte planifikuar ekzekutimin e protestuesve, Berisha u bë lëmsh dhe nuk gjeti dot emrin e protestuesit që po kërkonte.
“Ilir Lleshi, më falni...Ilir...urdhëro...Shtufi...jo shufi...Tufi. Ilir Tufi protestues i vazhdueshëm në protestat tona, po filmonte, në një kohë kur e godasin snajperët në ballë. Goditja me plumba gome në kokë provohet në të shumtën e rasteve vdekjeprurëse”, tha Berisha.
Madje, në tentativë për të gjetur emrin e protestuesit, i cili sipas tij ishte qëlluar me plumba gome, Berishës i shkoi mendja edhe tek biznesmeni Ilir Shtufi, një emër i përfolur edhe për lidhje me familjen dhe djalin e tij Shkëlzen Berisha.
Komente











Ahahaaa sa qesharak qe je o sale , mendo sa e vertete eshte , nuk i mban mend emrin .Gjalatari sali nuk e sjell dot me nje 21 Janar ne skene . Sa e ke paguar personin qe e keni goditur ju me gure , njesoj si Garda qe dolen me sy te nxire .
Përgjigju