Arabia Saudite - Interi fitoi 2-0 kundër Atalantës në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë dhe pret sot ndeshjen Juventus - Milan për të mësuar rivalët e finales së madhe që luhet më 6 janar.
Dopieta e Dumfries bëri që djemtë e Simone Inzaghit "të likuidonin" bergamaskët të cilët janë në krye të Serie A. Në këtë sfidë pati edhe derbi mes shqiptarësh, paçka se Asllani dhe Gjimshiti morën minuta nga stoli.
Berati u fut në minutën e 62-të dhe u vlerësua me notën 6.8 teksa pati edhe një shans të mirë për gol në fundin e ndeshjes. Kristjani u fut në vend të Calhanoglu në minutën e 68-të dhe u vlerësua me notën 6.7, teksa u vunë re pasimet e sakta të tij.