Në "Geodis Park" në Nashville, Simone Inzaghi mori fitoren e parë me Al Hilal. Arabët mposhtën 2-0 meksikanët e Pachuca dhe siguruan kalimin në fazën e 1/8 ku përballë do kenë Manchester Cityn. Salem Al Dawsari në minutën e 22-të zhbllokoi shifrat, ndërsa vijimi i ndeshjes i mbajti me "zemër në dorë" arabët. Në ekstremin e sfidës Marcos Leonardo shënoi edhe golin e dytë duke bërë që Inzaghi të festonte në stol. Pachuca del jashtë eventit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45

    Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?