Të gjithëve na ka ndodhur të jemi me vonesë dhe të vrapojmë për të kapur autobusin. Por të jesh me vonesë dhe të përpiqesh të ndalosh avionin është e çuditshme.

Kështu veproi edhe një djalë nga Irlanda i cili siç shohim nga pamjet vrapon për të ndaluar avionin pasi ishte me vonesë.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin spanjoll Adolfo Suarez Madrid Barajas. Me çantë në dorë ai vrapon por pa arritur të ndalë avionin.

Ngjarja e cila është filmuar nga një punonjës po bën xhiron e në rrjetet sociale.