Video/ ISIS ekzekuton 200 fëmijë

Video/ ISIS ekzekuton 200 fëmijë
Një video shokuese është publikuar nga ISIS, ku ekzekutohen 200 fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga media britanike Daily mail.  Në video militantët kanë rreshtuar 200 fëmijë dhe më pas i kanë ekzekutuar.

Kjo video e ekzekutimit masiv është postuar në internet nga një aktivist anti ISIS me bazë në Jemen. Shumë shpejt nisi të përhapet në mediat sociale duke tronditur të gjithë  shikuesit.

Mësohet, bën me dije Daily mail, se kjo ngjarje është filmuar në fund të gushtit të vitit 2014 dhe se fëmijët janë të burgosur të luftës të cilët ishin kapur nga grupi xhihadist.

Të detyruar të qëndrojnë krak për krah dhe me fytyrë në tokë, video tregon ushtarët që luftojnë nën regjimin e Assad. Pas fëmijëve, qëndron i armatosur një person në gatishmëri për të hapur zjarr.

Një prej militantëve më pas nis të gjuajë ndaj çdo të burgosuri. Videoja besohet se është filmuar afër Tabqa, në bazën ajrore pasi vendi u mor nga militantët.

Shpesh herë, terroristët janë përpjekur të shpikin mënyra të reja të masakrimit të njerëzve. Pasi xhihadistët pushtuan qytetin e lashtë Palmira, në maj ata vranë dhjetra njerëz brenda amfiteatrit të lashtë romak.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social