Pamje tronditëse janë publikuar ditëve të fundit, ku sipas mediave, terroristët e ISIS-it e kanë pajisur një qen me një jelek të vogël shpërthyes.
Bomba ishte bërë nga disa shishe të lidhura me disa tela elektrikë të cilat ishin vendosur mbi kurrizin e tij. Sipas tyre pajisja është projektuar për të vrarë apo plagosur deri në katër persona.
Në video dallohen tre persona që pasi kanë ‘instaluar’bombën në kurrizin e qenit, fillojnë të shpjegojnë mënyrë se si do të veprohet. Sipas tyre qeni do të dërgohet drejt forcave rivale, ku më pas do të shpërthejë me anë të një telekomande.
Qeveria e Irakut ka nisur një ofensivë të madhe kundër ISIS-it në Mosul, duke kërkuar për të përzënë grupin terrorist jashtë vendit, ndërkohë kjo e fundit është duke përdorur një gamë të armëve, në betejat për të mbajtur fortesat e tyre.
/Shqiptarja.com