Kënga "Happy" e Pharrell William’s ka krijuar sensacion në gjithë botën prej muajsh, që nga publikimi për herë të parë dhe mesa duket vazhdon ende të frymëzojë dhe lumturojë mjaft njerëz. Këtë herë janë 60 pensionistët e fshatit Diana Isaac për të moshuar ata që kanë vendosur t’u tregojnë fëmijëve, nipërve por dhe moshatarëve të tjerë të tyre se ende mund të jenë të aftë për të realizuar gjëra të bukura.

Ata u tregojnë të gjithve se gjërat më të veçanta vinë atëherë kur nuk e pret. Historitë e këtyre personazheve janë nga më të pabesueshme, e shpeshherë mjaft të trishta por ata kanë ende forcë të përballojnë jetën me buzëqeshje dhe lumturi duke mos humbur asnjë moment pa buzëqeshur dhe argëtuar.

Duket pothuajse e pabesueshme për moshën e tyre, por ata tregojnë se janë mjaft energjikë dhe këtë duan t’ua transmetojnë dhe njerëzve të tjerë që ndodh të munden nga të papriturat e jetës. Kjo është një video inspiruese për të gjitha ata që besojnë ende në forcën e jetës dhe të lumturisë. Të qënit i lumtur të bën më energjik dhe kjo duket në aktivitetet e shumta që ata realizojnë që nga vrapimi në natyrë, punë të ndryshme, vajtja në parukeri, luajtja me bilardo etj.

Mes të moshuarve që kërcejnë ka persona të cilët kanë pësuar humbje të mëdha në luftrat botërore, madje dhe nga holokausti. Mes tyre është një zonjë 100 vjeçare e cila ka ende dëshirë të jetojë dhe të jetë e lumtur. Gjithashtu shumë prej tyre mendonin se nuk dinin të kërcenin dhe refuzuan në fillim, por pasi nisën të kërcenin nuk dinin të pushonin. Për këta të moshuar mjafton shumë pak për të patur një eksperiencë fantastike dhe kaq argëtuese.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)