Takimi midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit rus Putin në Shën Peterburg, shënoi një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.

Por gjatë këtij takimi u shënua edhe një incident, pasi presidenti Erdogan për shkak të një vonese të e paparashikuar e la në pritje Putunin. Në video ky i fundit shihet shumë nervoz dhe tregon gjeste të dukshme padurimi.

Sipas mediave të huaja ishte radha e Putinit të priste dikë, pasi më parë është vonuar ai në takime diplomatike.

Më parë Putin la në pritje kancelaren gjermane Merkel, pasi mbërriti vonë nga Beogradi ku u zhvillua një paradë në nder të tij. Por ky incident nuk pati fare rëndësi, pasi takimi përfundoi me shtrëngimin e duarve dhe buzëqeshje.