TIRANË - Policia e Tiranës do të ketë të vendosur në trup kamerën e posaçme e cila do të regjistrojë të gjitha bisedat mes qytetarëve dhe punonjësit të rendit. Regjistrimi do të jetë i ruajtur në sallën operative, për të qenë e disponueshme në çdo rast që do të kërkohet. Kamera e cilësisë së lartë do të garantojë shërbimin e drejtë për qytetarët por gjithashtu do të ndalojë korrupsionin dhe abuzimet. Më konkretisht, regjistrimi me figurë dhe zë e kamerës që do të jetë në veshjen e punonjësit të policisë do të përcillet në kohë reale në sallën operative, prej ku do të monitorohen të gjitha veprimet. Madje, duke qenë se të dhënat do të jenë të ruajtura në këtë sallë, ato do të jenë të aksesueshme në rast të ankesave të qytetarëve.
Me këtë veprim pritet të ketë një tjetër formë shërbimi, por dhe ndëshkimi ndaj shkelësve. Kamerën të cilën një polic do ta mbajë në trup regjistron në “Hight Definition HD”; ka infrared për regjistrim video gjatë natës; fotografon; këndi i shikimit të kamerës është 110’; montohet lehtë në trup, kraharor, sup ose në bel (rrip).
/Shqiptarja.com