Video / Juventus e nis me
humbje sezonin e ri të Seria A

Video / Juventus e nis me<br />humbje sezonin e ri të Seria A
Udineze ka befasuar Juventusin në ndeshjen e parë të kampionatit italian. Kampionët e Italisë kanë shënuar humbjen e parë në shtëpi në 48 ndeshje. Humbja e fundit e tyre datonte më 6 janar 2013, kur mundeshin nga Sampdoria.

Edhe pse e dominuan takimin, Zonja e Vjetër nuk gjeti dot golin. Kurse Udineze realizoi golin e fitore me Cyril Thereau 12 minuta nga përfundimi i takimit. Ali Adnan u bë irakeni i parë që luan në Seria A pas u aktivizua në minutën e 86-të.

Juventus mesa duket do ta ketë të vështirë të përsërisë sezonin e kaluar ku fitoi Seria A dhe arriti në finalen e Champions League. Nga ekipi janë larguar Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Carlos Tevez ndërsa janë blerë Mario Mandzukic, Paulo Dybala, Sami Khedira dhe Simone Zaza.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?