Champions League ka mbyllur dy ndeshjet e orës 18:45. Juventus ka zhgënjyer në transfertë duke humbur 2-0 me Maccabi Haifa në ndeshjen e katërt në grupin H. Për skuadrën nga Izraeli hero është Atzili me dopietë në minutat 7 dhe 42. "Zonja" e Allegrit ka lënë sërish për të dëshiruar, duke mos pasur qartësi në fushë. Për t'u përmendur edhe dëmtimi muskular i Di Maria, që i la vendin Milik në minutën e 24. Me nga tre pikë, Juve dhe Maccabi janë në vendet tre dhe katër, me italianët që janë në krizë totale.
Në grupin G, Copenhagen dhe Manchester City barazuan 0-0 në Danimarkë. Djemtë e Guardiola humbën 11 metërsh me Mahrez, iu anullua një gol nga VAR dhe u ndëshkuan me karton të kuq (Gomez). City me 10 pikë qëndron në krye, Dortmund me 6 pikë në vendin e dytë, Copenhagen me dy në vendin e tretë dhe Sevilla me 1 pikë në fund. Në 21:00 luhet Dortmund - Sevilla.
VIDEO:
Maccabi 2-0 Juventus