VIDEO/ Juventusi i falet Milik për tri pikët, Ramadani ‘zverdhet’ në Serie A

Juventusi fitoi 1-0 kundër Lecces për javën e gjashtë në Serie A. Në Torino vendosi goli i Arkadius Milik në minutën e 57 të takimit, për të bërë që “Zonja” të rikthehej te tri pikët e plota para tifozëve të saj.

Pjesa e parë ishte e luftuar dhe me disa raste shënimi, me dy skuadrat që nuk dolën te goli. Duhej minuta e 57-të që polaku Milik të shtynte topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë dhe pasimit final nga Rabiot.

Në fushë për miqtë nga Puglia ishte edhe Ylber Ramadani, me mesfushorin e Kombëtares që luajti titullar dhe u zëvendësua pas 70 minutave lojë. Për t’u theksuar se “luftaraku” kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë pas vetëm 30 minutave lojë.

Pas humbjes 4-2 me Sassuolon në fundjavë, Juventusi bën autokritike dhe rikthehet te suksesi. Me 13 pikë, bardhezinjtë ngjiten përkohësisht në vendin e dytë, dy pikë më pak se Interi kryesues që luan nesër kundër Sassuolos. Nga ana tjetër, Lecce me 11 pikë pozicionohet në vendin e katërt në renditje.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore