Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 kundër Milanit, me tifozët që panë një ndeshje në lartësinë e pritshme për emrat që kanë dy skuadrat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa e dyta pa "Zonjën e Vjetër" më kërkuese. Ishte Mbangula që zhbllokoi shifrat në minutën e 59-të. Për të "vulosur" suksesin mendoi Ueah që dyfishoi me një gol të bukur. Kështu, Juve rigjen fitoren pas gati një muaji, pasi suksesi i fundit datonte më 22 dhjetor kundër Monzës. Juventusi merr pozitën e katërt me 37 pikë, ndërkohë që Milani mbetet në vendin e tetë me 31 pikë. Duket se bardhezinjtë janë "hakmarrë" për eliminimin që Milani u bëri nga Superkupa e Italisë në fillim të vitit, me kuqezinjtë që dolën fitues të këtij trofeu.