VIDEO/ Juventusi 'në rënie të lirë', Napoli fiton 2-1 në 'Maradona'! Dëmtohet Rrahmani

VIDEO/ Juventusi 'në rënie të lirë', Napoli fiton 2-1 në 'Maradona'! Dëmtohet Rrahmani

Chiesa në duel me Osimhen


Në "Diego Armando Maradona" vendasit e Napolit fituan 2-1 kundër Juventusit. Bardhezinjtë janë në "rënie të lirë" dhe në gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A kanë vetëm një fitore, teksa ky rezultat i shkon përshtat Interit që vijon shkëputjen në krye të Serie A. Dueli për Napolin u zhbllokua nga Kvaratskhelia në minutën e 42-të, para se Chiesa të vendoste ekuilibrat në minutën e 81.

Vetëm shtatë minuta më vonë i riu Nonge shkaktoi penallti, me Osimhen që gaboi nga pika e bardhë, por në topin e kthyer Raspadori e ndali sferën në rrjetë për t'i dhënë tri pikë Napolit të Calzonas. Amir Rrahmani luajti 65 minuta në këtë duel, me shqiptarin e Napolit që u zëvendësua për shkak të një lëndimi. Juventus me 57 pikë mban vendin e dytë, 12 më pak se kryesuesit e Interit që kanë një ndeshje për të luajtur. Napoli me 43 pikë shkon në pozitën e shtatë.

VIDEO E GOLAVE


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi 'pa busull', Napoli e mposht 2-1! Bologna përmbys 1-2 Atalantën, Verona fiton 1-0 ndaj Sassuolos


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja