Në Torino, Juventusi fitoi 3-1 kundër Udineses duke gjetur tri pikët pas tetë ndeshjeve pa fitore. Edhe pse 'pa trajner', "Zonja e Vjetër" ia doli të merrte maksimumin në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë sa rezultati final. Dusan Vlahovic kaloi bardhezinjtë në epërsi pas pesë minutave lojë nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa një gabim bëri që Zaniolo në fundin e pjesës së parë të shënonte për 1-1. Fraksioni i dytë solli golin e Gattit në minutën e 67-të, ndërsa Yildiz u tregua i saktë nga 11 metërshi në shtesën e gjashtë. "Zonja" pritet të emërojë në stol Luciano Spallettin, teksa në takimin e fundit ekipin e drejtoi trajneri i NextGen, Massimo Brambilla. Me 15 pikë Juvja merr vendin e shtatë.

S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 4 Prill, 10:21

    Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?