Futbolli elitar në Itali zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës gjashtë takimet e radhës për raundin e nëntë. Tri pikë për Romën, Comon, Juventusin, Cremonesen dhe Interin. Vetëm Bologna - Torino u nda në barazim 0-0.

Në "Olimpico", Roma fitoi 2-1 kundër Parmës duke bashkëkryesuar renditjen e Serie A me Napolin. Djemtë e Gasperinit kanë marsh kampioni këtë sezon dhe kjo është fitorja e shtatë në nëntë ndeshje. Soule shënoi në minutën e 40-të, por VAR ndali festën e vendasve pasi fantazisti u gjend në pozicion të parregullt. Megjithatë, romanët shënuan dy herë me Hermoso dhe Dovbyk në minutat 63 dhe 81. Në të 86' Circati shkurtoi për 2-1.

Në "San Siro", Interi mposhti 3-0 Fiorentinën duke u rikthyer te suksesi pas humbjes me Napolin. Pjesa e parë u mbyll pa gola, paçka se të dyja skuadrat kishin disa mundësi të mira shënimi. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 66-të, kur Calhanoglu lëshoi "një predhë" nga jashtë zone. Fundi i udhës ishte rrjeta dhe tifozët zikaltër nisën festën. Pesë minuta më vonë, Petar Sucic "vulosi" tri pikët me një gol të bukur. Kroati bëri cfarë deshi me mbrojtjen mike dhe në fund mposhti pa shumë vështirësi De Gean. Në të 88' Calhanoglu shënoi dopietën personale nga 11 metërshi.

Në Torino, Juventusi fitoi 3-1 kundër Udineses duke gjetur tri pikët pas tetë ndeshjeve pa fitore. Edhe pse 'pa trajner', "Zonja e Vjetër" ia doli të merrte maksimumin në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë sa rezultati final. Dusan Vlahovic kaloi bardhezinjtë në epërsi pas pesë minutave lojë nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa një gabim bëri që Zaniolo në fundin e pjesës së parë të shënonte për 1-1. Fraksioni i dytë solli golin e Gattit në minutën e 67-të, ndërsa Yildiz u tregua i saktë nga 11 metërshi në shtesën e gjashtë. "Zonja" pritet të emërojë në stol Luciano Spallettin, teksa në takimin e fundit ekipin e drejtoi trajneri i NextGen, Massimo Brambilla.

Serie A, raundi 9-të:

E martë, 28 tetor 2025

18:30 Leçe 0-1 Napoli

20:45 Atalanta 1-1 Milan

E mërkurë, 29 tetor 2025

18:30

Roma 2-1 Parma

Como 3-1 Verona

Juventus 3-1 Udinese

20:45

Bologna 0-0 Torino

Genoa 0-2 Cremonese

Inter 3-0 Fiorentina

Renditja në kohë reale:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:26
VIDEO/ Juventusi 'ngjallet' pas tetë ndeshjeve, mund 3-1 Udinesen

Në Torino, Juventusi fitoi 3-1 kundër Udineses duke gjetur tri pikët pas tetë ndeshjeve pa fitore. Edhe pse 'pa trajner', "Zonja e Vjetër" ia doli të merrte maksimumin në një ndeshje që nuk ishte aq e lehtë sa rezultati final. Dusan Vlahovic kaloi bardhezinjtë në epërsi pas pesë minutave lojë nga pika e bardhë e 11 metërshit, ndërsa një gabim bëri që Zaniolo në fundin e pjesës së parë të shënonte për 1-1. Fraksioni i dytë solli golin e Gattit në minutën e 67-të, ndërsa Yildiz u tregua i saktë nga 11 metërshi në shtesën e gjashtë. "Zonja" pritet të emërojë në stol Luciano Spallettin, teksa në takimin e fundit ekipin e drejtoi trajneri i NextGen, Massimo Brambilla. Me 15 pikë Juvja merr vendin e shtatë.

Ora 09:25
VIDEO/ Interi rigjen fitoren me supergola, triumfon 3-0 kundër Fiorentinës

Në "San Siro", Interi mposhti 3-0 Fiorentinën duke u rikthyer te suksesi pas humbjes me Napolin. Pjesa e parë u mbyll pa gola, paçka se të dyja skuadrat kishin disa mundësi të mira shënimi. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 66-të, kur Calhanoglu lëshoi "një predhë" nga jashtë zone. Fundi i udhës ishte rrjeta dhe tifozët zikaltër nisën festën. Pesë minuta më vonë, Petar Sucic "vulosi" tri pikët me një gol të bukur. Kroati bëri cfarë deshi me mbrojtjen mike dhe në fund mposhti pa shumë vështirësi De Gean. Në të 88' Calhanoglu shënoi dopietën personale nga 11 metërshi. Me 18 pikë Interi mban vendin e tretë, paçka se me pikë të barabarta me Milanin.

Ora 09:24
VIDEO/ Roma mposht 2-1 Parmën dhe ngjitet në krye të Serie A

Në "Olimpico", Roma fitoi 2-1 kundër Parmës duke bashkëkryesuar renditjen e Serie A me Napolin. Djemtë e Gasperinit kanë marsh kampioni këtë sezon dhe kjo është fitorja e shtatë në nëntë ndeshje. Soule shënoi në minutën e 40-të, por VAR ndali festën e vendasve pasi fantazisti u gjend në pozicion të parregullt. Megjithatë, romanët shënuan dy herë me Hermoso dhe Dovbyk në minutat 63 dhe 81. Në të 86' Circati shkurtoi për 2-1. Me 21 pikë, Roma ndan kreun e Serie A me Napolin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?