Sebastian Haller është rikthyer në fushën e lojës. Sulmuesi i Dortmund ka zbritur për herë të parë në fushë me ekipin e ri, me verdhezinjtë që e morën lojtarin nga Ajaksi verën e shkuar. Haller disa ditë pas firmës me Dortmund u diagnostikua me kancer në testikuj, teksa sulmuesi këto muaj iu nënshtrua dy operacioneve.
Historia frymëzuese e Haller ka kulmuar sot, me sulmuesin që ka debutuar për Dortmund në një ndeshje miqësore. Trajneri Terzic vendosi ta hedhë në fushë për 16 minuta në fundin e miqësores me Dusseldorf. Verdhezinjtë fituan 5-1 ndërsa Haller zëvendësoi Moukoko.

Komente

