FRANCË - Troyes dhe Valenciennes po barazonin 1-1 deri në minutën e 88-të, kur tifozët vendas hodhën në fushë flakadanë dhe tymuese, kjo në shenjë revolte për lojtarët e tyre, pasi me këtë rezultat Troyes rrëzohet nga Liga e Dytë në atë të Tretë.
Kur askush nuk e priste, lojtarët vendas të ofenduar nga tifozët kanë reaguar dhe kanë marrë flakadanët nga fusha dhe i kanë "rikthyer" te tifozët. Kjo situatë e pazakontë ka bërë që ndeshja të shtyhet, me arbitrin që e pa si jo të sigurt vijimin e duelit për shkak të sigurisë fizike.
Tanimë do jetë Federata që do vendosë nëse ndeshja do riluhet për ato pak minuta të mbetura, apo rezultati do vendoset në tryezë. Me rezultatin 1-1 edhe Troyes i bashkohet Valenciennes në Ligën e Tretë franceze.
Tremendo lo sucedido en el Troyes - Valenciennes.
— GRADA B pro (@GradaBpro) May 3, 2024
Los aficionados del Troyes protestaban lanzando bengalas por el inminente descenso de su equipo, y los propios jugadores se las han devuelto.
El partido ha quedado suspendido. Nunca he visto algo así.pic.twitter.com/1Mebe8BSPq