VIDEO/ Kaos në Itali, tifozët shkojnë 30 minuta me vonesë dhe i vendosin 'zjarrin' stadiumit

VIDEO/ Kaos në Itali, tifozët shkojnë 30 minuta me vonesë dhe i vendosin 'zjarrin' stadiumit

Pamje nga revolta e tifozëve

Foggia dhe Avellino prodhoi momente të vështira për forcat e rendit. Dueli i Serie C në Itali, i zhvilluar dje në "Pino Zazccheria" për javën e 12-të ka parë shfaqje të shëmtuara nga tifozët. Miqtë e Avellino mbërritën 30 minuta me vonesë në stadium, duke përdorur mjete piroteknike.

Në të 31 minutë flakadanët nga tifozët miq fluturuan në drejtim të portierit të Foggia, me arbitrin që për minuta të tëra ndali duelin. Lojtarët u munduan të qetësonin tifozët e revoltuar, teksa u desh zbrazja e pjesës ultrase të stadumit që dueli të vijonte. Për shumë minuta tifozët shkaktuan kaos, me forcat e rendit dhe zjarrëfikësit që u munduan të mbanin situatën në kontroll. Në pamjet më poshtë duket tymi dhe flaka që pushtuan një pjesë të stadiumit.

Pas zbrazjes së tribunës ndeshja vijoi, me duelin që në fund nuk prodhoi fitues dhe përfundoi 1-1. Foggia dhe Avellino nuk është asnjëherë një ndeshje e lehtë, teksa dueli numër 28 ka treguar se përballja mes tyre mund të quhet edhe derbi i Serie C. Në gjithë historinë e tyre, fatet i kryqëzuan skuadrat në momente kritike, ndërsa sa herë qeshte një ekip, tjetri duhet të qante për rezultate sportive.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha

FOTO/ Tornadot godasin SHBA-në, shkaktojnë dëme të mëdha