Policia italiane goditi një grup prej 7 personash të përbërë nga shqipatrë dhe italianë që grabisnin banesat dhe mashtronin të moshuarit duke u marrë shuma parash e sende me vlerë. Mediat italiane shkruajnë se banda ka kryer 82 grabitje duke mashtruar të moshuarit në zonat e Lombardisë dhe Emilia Romagna.

Operacioni i koduar “Fake Police” apo “Policët e Rremë” nisi që në janar të vitit 2015 dhe sipas mediave grupi e shtrinte veprimtarinë në Cremona, Milano, Bergamo, Brescia dhe objektivi i tyre ishin kryesisht të moshuarit.

Të arrestuarit maskoheshin si policë duke përdorur mjete identifikimi false dhe shtireshin se ishin në kërkim të hajdutëve.

E pasi merrnin sende që shkonin me vlerë deri në 50 mijë euro, ata largoheshin me makina me targa false e madje përdornin edhe sirenat e policisë. Gjatë kontrollit grupit iu sekuestruan radio dhe materiale të ndryshme qe i përdornin për të kryer vjedhjet.


Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)