Jemi mësuar që pushtetarët t'i shohim seriozë jo vetëm në veshje por edhe në sjelljet e tyre. Por, në këtë video shihen ministrant e Jashtëm të disa vendeve të mbledhur në Ministerialin e zhvilluar në Antalia të Turqisë, të cilët pas përfundimit të mbledhjes kanë festuar të gjithë së bashku.  

Ata shihen të kenë dalë jashtë kornizave strikte të takimeve zyrtare, ku në fund të Ministerialit kanë festuar me këngë e valle. Të gjithë së bashku kanë kënduar  “We are the World”.

Mes ministrave “këngëtarë” kanë spikatur Ministri i Jashtëm i Turqisë dhe ai i Greqisë.