Pasi hodhi poshtë aludimet se është në pritje të ëmbël, një video e Kiara Titos nga festa madhështore e përvjetorit të martesës së prindërve të saj, ka nxitur fansat të dyshojnë edhe më shumë se ajo është shtatzënë.
Ditën e djeshme prindërit e moderatores, festuan për 30 vitet e tyre të dashurisë dhe mes njerëzve të zemrës ata kërcyen dhe festuan për vitet krah njëri-tjetrit.
Përveç pamjeve nga festa madhështore, një tjetër video është duke bërë namin në rrjet.
Syrit kritik të ndjekësve nuk i ka shpëtuar momenti ku moderatorja shihet duke kërcyer dhe barku i saj ka marrë të gjithë vëmendjen.
Fansat janë të bindur se moderatorja është në pritje të ëmbël, pasi në këto pamje barku i Kiarës shihet paksa i rrumbullakosur.