Në Shenzhen të Guangdong të Kinës Jugore, dikush ka shpëtuar jetën e një fëmije pasi mori rolin dhe guximin e Spiderman-it që të ngjitej në ballkonet e ndërtesës.
 
Ai ka sfiduar frikën dhe ka guxuar të ngjitet në katin e gjashtë që të shpëtonte fëmijën i cili kishte mbetur në kangjellat e dritares.
 
Vogëlushi në tentativën për tu ngjitur në dritare ka mbetur aty duke qëndruar në një distancë rreth 20 metra nga toka.

Fëmija i cili ndodhej i vetëm në shtëpi ka pasur fatin e mirë që ‘’spidermani’’ t’i shpëtojë jetën. Heroi nuk ka pranuar të identifikohet, por pamjet e publikuara janë bërë publike nga kamerat e sigurisë.