Për shkak të motit të keq 300 automjete kanë mbetur të bllokuara në Qafë Murriz prej orësh, pasi reshjet e dëborës me intensitet të lartë kanë bllokuar rrugën. Policia i ka ardhur në ndihmë një familjeje, prindërve me dy fëmijë, që kishin mbetur të bllokuar në Qafë Murriz brenda në makinë, mes temperaturave të ulëta.
Siç shihet edhe nga video, efektivët e policisë marrin në krahë dy fëmijët e vegjël dhe që ishin bllokuar në automjet, dhe i transporton me makinën e një punonjësi policie. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë, familja është dërguar në destinacion.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar. Pritet që Policia me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.
"Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë. Menjëherë, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dëborës bllokojnë 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi - Maqellarë! Evakuohen 50 pasagjerë! Dibra pa drita (VIDEO)
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.6%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1770
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e temperaturave, uji i ngrirë krijon kristale akulli në Dibër! Ngrica edhe në segmentin e Rrugës së Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37
-
Ikin rrebeshet, fundjava sjell ulje temperaturash! Në zonat malore reshje bore
23 Nëntor, 07:24
-
Moti i keq në Dibër/ Vërshimi i ujërave dhe rrëshqitje dherash në Bypass-in e ‘Rrugës së Arbrit’, qarkullim me vështirësi i mjeteve
22 Nëntor, 19:56
-
Aksident në aksin Ura e Çerenecit-Ostren, 1 i vdekur 2 të plagosur
22 Nëntor, 16:57
-
VIDEOLAJM/ Erërat dhe stuhitë prishin çatinë e Pallatit të Kulturës në Bulqizë
22 Nëntor, 16:24
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
22 Nëntor, 07:16
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Bulqizë pa energji elektrike! Në rrugën e Arbrit në fshatin Kajmak rrëshqitje gurësh
21 Nëntor, 08:59
-
Zgjedhjet 2025/ PS ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe, Blendi Gonxhja ikën nga Dibra vjen në Kombinat! Emri kush pritet ta zëvendësojë
20 Nëntor, 18:17
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
20 Nëntor, 07:20
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
Dibër/ Parandalohet ngjarja kriminale, arrestohet 20-vjeçari me kallashnikov dhe municione luftarake në makinë
17 Nëntor, 11:15