Katër ndeshje, 122 minuta dhe një gol të shënuar në Premier League, këto janë shifrat e Armando Brojës këtë sezon me Chelsean. 22-vjeçari shqiptar prej 11 muajsh vuajti një dëmtim të rëndë në gju, që e mbajti jashtë gjatë.
Tanimë Broja është rikthyer dhe duket se po tregon cilësitë e tij në stërvitje. Vetë Chelsea ka publikuar një video të sulmuesit të Kombëtares nga stërvitja, teksa kontrolli, goditja dhe goli vijnë nga "hiçi", me Brojën që tregon cilësitë absolute që ka në këmbë dhe 'kokë'.
Tanimë është koha që Broja të marrë minuta në fushë, për t'u rikthyer më i gatshëm se kurrë për Kombëtaren, që do luajë nga 14 qershori - 14 korrik në finalet e Euro 2024 që zhvillohet në Gjermani.