Video/ Koço Kokëdhima kërkon ta
qetësojë, Doshi: Ja çfarë biseduam
VIDEO/Biseda mes Doshit dhe Kokëdhimës     

Video/ Koço Kokëdhima kërkon ta<br />qetësojë, Doshi: Ja çfarë biseduam<br />VIDEO/Biseda mes Doshit dhe Kokëdhimës 

 

 
TIRANE - Pas “luftës” së hapur që deputeti socialist Tom Doshi i deklaroi kryeministrit Rama, socialisti tjetër Koço Kokëdhima është munduar të ulë tonet mes palëve.
 
Disa minuta pas deklaratave të forta që dha për gazetarët në ambientet e jashtme të Kuvendit, Tom Doshi i është bashkuar seancës plenare. Në pamjet e filmuara nga gazetari Arbër Hitaj, një rresht pas Tom Doshit duke deputeti socialist Koço Kokëdhima teksa nisin një bisedë mes tyre. Fjalët që ata kanë shprehur mes njëri-tjetrin nuk janë të kuptueshme në video, por gjestet e Tom Doshit tregojnë se ulja e tensionit duket e vështirë.

Vështrimi i Doshit është drejtuar më pas nga kryeministri Edi Rama ku më anë të gjesteve të tij kuptohet irritimi ndaj shefit të qeverisë.

Por në një bisede telefonike për A1 report Doshi zbardh disa detaje nga biseda mes tij Ramës dhe Kokëdhimës. Socialisti Tom Doshi tha se në situatën e nderë mes tij dhe kryeministrit ka ndërhyrë kolegu i tij mazhorancës Koço Kokëdhima. Duke vlerësuar natyrën e Kokëdhimës në përpjeke për të sheshuar mosmarrveshje, Doshi thotë se i ka kërkuar të shmangë konfikin e krijuar.


(Video 1: Biseda e plotë mes Doshit e Kokëdhimës dhe momentet e largimit të Doshit nga salla)


  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk