Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes së humbur 2-0 kundër Anglisë në Londër, të luajtur një natë më parë (21 mars) në stadiumin 'Wembley'.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.
Portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në 'Arenën Kombëtare'.
Pjesa tjetër e lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.
Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare për mediet e trajnerit Sylvinho në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.6%
-
Të gabuar
36.1%
-
Nuk e di
14.3%
Vota total: 1033
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Play-off-i i Kupës së Botës 2026, trajneri Sylvinho shpall të shtunën listën e futbollistëve të grumbulluar me Kombëtaren (Programi)
17 Mars, 14:02
-
Miqësoret e marsit, Carlo Ancelotti e lë Neymarin sërish jashtë listës së Brazilit
17 Mars, 13:48
-
Përcaktohet kalendari i ‘Final 4’, të gjitha ndeshjet do të luhen në 'Air Albania'! Fituesi i Superligës së futbollit vendoset në 15 ditë
17 Mars, 12:03
-
Kategoria e Parë/ Raundi i 27-të luhet nesër, gjashtë duele direkte për kreun dhe fundin e renditjes
17 Mars, 11:04
-
'Firo' te Polonia, rivalët e kombëtares shqiptare humbasin dy futbollistët e Serie A para play-off-it të Kupës së Botës
17 Mars, 10:26
-
'Më kontaktoi Skënderbeu', Ervin Skela: E kam ëndërr të jem trajneri i kombëtares shqiptare, do nisesha me biçikletë nga Gjermania
17 Mars, 10:03
-
Irani bën prapakthehu, apel FIFA-s për Kupën e Botës: Zhvendosini ndeshjet tona nga SHBA-ja për në Meksikë
17 Mars, 09:11
-
Kupa e Botës 2026/ Goditje e rëndë për Kombëtaren, Rey Manaj dëmtohet dhe humbet sfidën ‘play-off’ kundër Polonisë
16 Mars, 20:51
-
FIFA miraton katër risi për Kupën e Botës 2026, rregullat e reja të lojës bëhen 'me kronometër' për futbollistët në fushë
16 Mars, 15:28
-
Play-off-i i Kupës së Botës/ Ndeshja Poloni - Shqipëri, hapet procesi i aplikimit për shortin e biletave! Frikë nga huliganët vendas
16 Mars, 12:21
-
Legjionarët/ Seferi shënon me Bodrumsporin, Stiven Shpendi realizon për Empolin! Dëmtohet Manaj, Broja merr minuta
16 Mars, 11:42
-
GOLAT/ Tottenhami 12 ndeshje radhazi pa fitore në Premier League, ndal 1-1 Liverpoolin në 'Anfield'
16 Mars, 10:17