Kombëtarja shqiptare e futbollit i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes së humbur 2-0 kundër Anglisë në Londër, të luajtur një natë më parë (21 mars) në stadiumin 'Wembley'.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.
Portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në 'Arenën Kombëtare'.
Pjesa tjetër e lojtarëve nuk ka shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të Grupit K kualifikues për Kupën e Botës 2026. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.
Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare për mediet e trajnerit Sylvinho në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3032
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një 'shtëpi bari' me vlerë 100 mijë paund (EMRI)
22 Mars, 12:49
-
Premier League/ Liverpooli tre ndeshje radhazi pa fitore, Brightoni e mposht 2-1! Vendos dopieta e Danny Welbeck
21 Mars, 15:55
-
Anis Mehmeti, 26 golat që 'mbushën' hendekun tre vjeçar mes tij dhe Sylvinhos
21 Mars, 14:24
-
'Grekët' e Kombëtares, shtatë futbollistët që lindën në vendin fqinj dhe veshën fanellën e Shqipërisë! Spikat 'vlonjati' Giacomo Poselli
21 Mars, 13:28
-
Kupa e Botës 2026/ Publikoi listën me 26 futbollistë, Sylvinho kërkon golat në play-off: Na duhet të futemi në zonë, Muçin e shoh si sulmues! S'e di gjendjen e Brojës
21 Mars, 11:06
-
LISTA/ Pilo dhe Pllana për herë të parë në ekip, rikthehen Muçi e Mehmeti! Sylvinho zbardh emrat e 26 'luftëtarëve' për play-off-in e Kupës së Botës
21 Mars, 09:03
-
Vështirësitë e një kampioni, Granit Xhaka me lot në sy: Në fëmijëri rrinim 18 orë në ditë pa prindërit, mbaja çelësin e shtëpisë që 4 vjeç
21 Mars, 08:23
-
Premier League/ Dramë për Manchester United, Bournemouth e ndal 2-2! Harry Maguire shkakton penallti dhe merr karton të kuq
20 Mars, 22:58
-
'Mungesë besnikërie ndaj shtetit', Irani përjashton për një foto sulmuesin kryesor para Kupës së Botës
20 Mars, 22:09
-
Superliga/ Shumë zhurmë për asgjë, AF Elbasani dhe Egnatia barazojnë 0-0! Vendasit marrin kreun, tifozët godasin arbitrin anësor
20 Mars, 21:16
-
Kosova ëndërron grupet e Kupës së Botës 2026, trajneri Franco Foda publikon listën e futbollistëve për play-off-et
20 Mars, 20:04
-
Zyrtare/ Ernest Muçi merr avionin për në Tiranë, trajneri Sylvinho e rikthen në ekipin kombëtar pas tetë muajsh
20 Mars, 18:57