Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 31-të. Mesditën e kësaj të shtune Brightoni mposhti 2-1 Liverpoolin në 'Amex Stadium'. Miqtë e Arne Slot kanë tre ndeshje radhazi që nuk fitojnë në kampionat (mes të cilave dy humbje), duke rrezikuar zonën që sezonin e ardhshëm të dërgon në Champions League.
Ndeshja nisi më mirë për Brighton që gjeti golin e epërsisë me Danny Welbeck pas 14 minutave lojë. Liverpooli u befasua dhe shtoi sulmet, teksa barazoi brenda pjesës së parë me Milos Kerkez pas një gabimi në prapavijën vendase.
Fraksioni i dytë i lojës solli një garë të fortë sportive, me duele fizike në fushë. Në minutën e 56-të sërish Danny Welbeck kaloi në epërsi Brightonin për golin që rezultoi i fitores dhe tri pikëve.
Pas këtij dueli Liverpooli e sheh veten në vendin e pestë, me 49 pikë, një më shumë se Chelsea ndjekës që ka një ndeshje për të luajtur. Nga ana tjetër Brighton me 43 pikë ngjitet në vendin e tetë.
Komente





