VIDEO/ Kombëtarja 'ndez' sulmuesit, Seferi dhe Sadiku gola me peshë! Muçi shënon në CL, Vrioni në SHBA

VIDEO/ Kombëtarja 'ndez' sulmuesit, Seferi dhe Sadiku gola me peshë! Muçi shënon në CL, Vrioni në SHBA

Seferi dhe Sadiku

Kombëtarja shqiptare e futbollit, e drejtuar nga trajneri Sylvio Mendes Campos Junior do të udhëtojë në transfertën e Pragës, ku do të luajë me Republikën Çeke më datën 7 shtator, ndërsa tre ditë më pas më 10 shtator është sfida e dytë me Poloninë, që do të luhet në stadiumi “Air Albania” të Tiranës. Duelet janë të vlefshme për grupin E kualifikues të Europianit 2024, me tanët që momentalisht mbajnë vendin e dytë në grup.

Në prag të këtyre dueleve, sulmuesit kuqezinj janë "ndezur" duke gjetur rrjetën me skuadrat përkatëse. Në Conference League, Ernest Muçi shënoi në sërinë e penalltive për Legian, me polakët që siguruan një biletë për në grupe.

Giacomo Vrioni, edhe pse nuk pritet të ketë një ftesë nga Sylvinho, ka shënuar në MLS amerikane të futbollit. New England Revolution fitoi 1-0 me New York Red Bull për javën e 25-të në MLS amerikane të futbollit. Ndeshja u vendos në minutën e 30-të të pjesës së parë me gol të Giacomo Vrionit. Sulmuesi i Kombëtares mori një pasim fantastik nga Kaye dhe pas afro 50 metrave sprint, rregulloi topin dhe me një goditje me të majtën e ndali sferën në rrjetë, për golin e gjashtë sezonal.

Gol edhe nga Armando Sadiku në Indi. Elbasanasi po kthehet në lojtar vendimtar për Mohun Baganin. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një gol spektakolar në ndeshjen e fundit kundër Goas. Lojtari nga Elbasanim mori bukur topin dhe goditi fuqishëm portën, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar. Mohun Bagani fitoi me shifrat 2-1 ndaj Goas, duke siguruar kështu biletën për të finale të Durant Cup.

Te goli doli edhe sulmuesi Taulant Seferi. Futbollisti nga Kumanova duket se është abonuar me golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar golin e dytë radhazi me fanellën e Bani Jas në ndeshjen e Kupës ndaj Al Jaziras. Miqtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Fernando dhe Traore në minutat 21 dhe 26, ndërkohë që po në pjesën e parë skuadra e Seferit arriti të vendoste baraspeshën.

Me Kombëtaren që ka nevojë për gola, duke shtuar formën e mirë të Uzunit dhe Asanit, Sylvinho tanimë duhet të hedhë në fushë një ekip sulmues për të marrë më të mirën në dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për fatet e kuqezinjve në Euro 2024.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Operacion antidrogë në Tiranë, 30 urdhërarreste, 20 në pranga! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA

Operacion antidrogë në Tiranë, 30 urdhërarreste, 20 në pranga! 5 masa komunikohen në qeli! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani e polici i RENEA