Video kompromentuese/Bode-Duka
në ndeshjen e përfolur të Skënderbeut

Video kompromentuese/Bode-Duka<br />në ndeshjen e përfolur të Skënderbeut<br>
Një video me zë dhe figurë e ish-ministrit të financave Ridvan Bode dhe ish- presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, në krah të presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e bërë në vitin 2011, tregon qartë synimet e personave në fjalë për të shpallur ekipin korçar me patjetër kampion. Është ndeshja Skënderbeu-Dinamo, e 13 nëntorit 2010, e luajtur në Korçë dhe e përmendur si e trukuar në raportin hetimor të UEFA-s.zeqo
Po të shikojmë kronikën e kësaj ndeshjeje, duket qartë se si gjyqtarët, më saktë anësori, nuk jep pozicion jashtë loje të dukshëm, ndërsa më pas ekipi kundërshtar lëshon totalisht lojën dhe ekipi vendas përmbys shifrat. Atë sezon Skënderbeu u shpall kampion, ndërsa trajneri i Dinamos së asaj kohe, argjentinasi Manuel Blanco, deklaroi se kishte pasur presion dhe ekipi i tij kishte toleruar. Kjo deklaratë është e pasqyruar edhe në raportin e UEFA-s, që disponohet i plotë nga Report Tv. Deklarata e bërë në mes të stadiumit nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, është pasuar nga ajo e ish presidentit të Skënderbeut, Agim Zeqo, që thotë:

donamo
“Me thënë të drejtën, kemi pak fat që e kemi ministrin e financave nga qyteti, se çoku fitojmë ndonjë gjë kështu”.

Pra, janë mesazhe të qarta për publikun jo vetëm të Korçës, por për të gjithë rivalët e Skënderbeut në atë kohë, ndërsa presidenti i FSHF-së, Armand Duka, jo vetëm që nuk distancohet, por edhe duartroket kur flet ortaku i biznesit të tij. Si për ironi të fatit, Dinamo, nga një ekip kampion, më pas ra nga kategoria sepse e kishte të pamundur të rivalizonte. Si Ridvan Bode, ashtu edhe Agim Zeqo, përmenden në raportin hetimor të UEFA-s, si personat e dyshuar në trukimet e shumë ndeshjeve të asaj periudhe. Në një deklaratë për gazetën “Sporti Shqiptar” të vitit 2010, kur Skënderbeu arriti mbijetesën në Kategorinë Superiore, presidenti i asokohe, Agim Zeqo, deklaronte se ekipi që drejtonte do të shpallej 5 vite kampion radhazi. Në fakt, Skënderbeu e tejkaloi, duke u shpallur 6 herë rresht kampion.bode

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron