VIDEO/ Kosova mund 1-0 Izraelin në 'Fadil Vokrri', e largon nga gara për finalet e Euro 2024! Masa të forta sigurie në Prishtinë

PRISHTINË - Përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 1-0 Izraelin në stadiumin "Fadil Vokrri". Sfida ishte e prapambetur dhe vlente për grupin I kualifikues të Euro 2024. Për vetë situatën e luftës Izrael - Palestinë, kontrollet në kryeqytetin e Kosovës dhe udhëtimi si dhe qëndrimi i miqve ishte nën masa të rrepta sigurie.

Në fushë Dardanët dominuan, teksa pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Kosovës. Duhej minuta e 41 e ndeshjes që Milot Rashica të shënonte një gol të bukur pas asistit të Muriqit. Ky i fundit në pjesën e dytë la fushën i dëmtuar, ndërsa edhe 45 minutat e dyta folën për vendasit që mbrojtën rezultatin.

Kosova merr kështu fitoren e dytë në grup dhe me 10 pikë mban vendin e katërt, teksa Izraeli me 11 pikë është një pozitë më sipër. Rumania kryeson grupin me 16 pikë, ndjekur nga Zvicra me 15-të.

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit duhet të luhej më 15 tetor, teksa u shty për shkak të sulmeve të Hamasit mbi Izrael. Duket se me këtë humbje Kosova i ka prishur punë miqve, që zbehin ëndrrat për kalimin në fazën finale të "Gjermani 2024".

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lufta dhe paqja: 13/11/2023 00:06

    nuk ka lufte Irael Palestike, ka fuft kunder terrorizmit Hamas! mjere ne!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren